Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar për takimet që nesër do të mbahen në Berlin me iniciativë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
“Kancelari Scholz nesër do të pres kryeministrit Kurti dhe presidentin Vucic në takime të ndara në Berlin. Takimi me kryeministrin Kurti do të pasohet me një konferencë të përbashkët në orën 16:00”, ka shkruar Rohde.
Diplomati gjerman ka thënë se takimet do të fokusohen në koordinimin e mëtejshëm të reagimeve ndaj luftës dhe agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, raportet politike dhe ekonomike dhe bashkëpunimin rajonal.
“Këto takime gjithashtu do të shërbejnë për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar tutje Rohde.
Ai tutje ka thënë se në mbështetje të negociatave, Scholz ka ftuar në Berlin edhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajcak, i cili në mbrëmje do të organizojë një takim të pëbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtid dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.
“Në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, kancelari Scholz ka ftuar edhe Miroslav Lajcakun, i cili do të organizojë një takim të përbashkët me kryeministrin Kurtid he presidentin Vucic në mbrëmje në Berlin”, ka përfunduar Rohde.