1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Nëse vuani për pak shkëlqim, ndiqni këto këshilla

Një flokë që shkëlqen është gjithmonë i shëndetshëm, dhe i jep dritë edhe fytyrës tuaj. Ja që jo gjithnjë kemi shansin të kemi flokë që shkëlqejnë në mënyrë natyrale, prandaj na duhen këshilla!


1-Shpërlarjen e fundit bëjeni me ujë të ftohtë.

Floku ka disa mikroluspa, të cilat sa herë floku thahet apo digjet qëndrojnë të hapura duke e humbur shkëlqimin. Uji i ngrohtë i lë ato të hapura, siç ndodh edhe me poret e lëkurës, ndaj këshillohet që ti shpërlani flokët me ujë sa më pak të vakët, i cili i mbyll luspat e flokut.

2-Vendoseni shampon në skalpin e kokës.

Shumë njerëz shkumojnë vetëm pjesën e gjatësive dhe majave të flokëve, por për një pastrim sa më të mirë të yndyrës, e cila ndodhet në rrënjë, duhet gjithmonë të shkumoni lëkurën e kokës, e më pas të fërkoni pjesën e gjatësive.

3-Hidratojini flokët sa më shumë.

Si çdo pjesë e trupit, flokët kanë nevojë për sa më shumë ujë për të qenë të shëndetshëm. Përdorni gjithmonë trajtues të ndryshëm pas larjes me shampo, si balsamet apo maskat ushqyese (nutritive).

4-Thajini flokët me kujdes.

Kur i fshini flokët me peshqir, nuk duhet t’i fërkoni me vrazhdësi, pasi prishni strukturat e fijeve, duke hapur luspat dhe duke prishur formën.

5-Thajini në drejtimin e duhur.

Luspat janë të vendosura në drejtimin nga lart-poshtë (foto 2), ndaj edhe kur i thani me peshqir apo me tharëse, bëjeni në drejtimin nga rrënjet tek majat e flokëve.

6-Tregoni kujdes edhe me krëhërin.

Duhet të zgjidhni furçën e duhur, që të jetë sa më e butë dhe të mos ua këpusë flokët. Një krëhër vërtet cilësor arrin të mbyllë luspat e flokëve, duke i bërë ata të duken më të njëtrajtshën dhe të shkëlqyer.

7-Krihini flokët në të thatë.

Ekspertët e flokëve këshillojnë t’i krihni flokët me furçë pasi t’i keni tharë, pasi kur janë të lagur janë më të dëmtueshëm, dhe digjen më shpejt.

8-Mos flini me flokët e lagur.

Është mirë t’i thani flokët përpara gjumit, pasi duke i mbajtur gjatë të lagur ata dobësohen.

9-Konsumoni agrumet
.

Është periudha e portokallit dhe mandarinës dhe agrumeve të tjera, të cilat përmbajnë vitaminë C, e cila e ndihmon trupin të përthithë hekurin për të forcuar kockat, thonjtë dhe flokët.

10-…dhe çokollatën!

Po, çokollata përveçse të bën të ndihesh më mirë shpirtërisht, është një ndër ushqimet që i jep shkëlqim flokëve!/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img