Site icon PrishtinaPress

Nëse votohet Projektligji për Fondin Sovran, PDK-ja paralajmëron se do ta dërgojë në Kushtetutese

Shefi i Grupi Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka thënë se të enjten në seanën e re do të jetë në lexim të dytë të Projektligjit për Fondin Sovran.

Ai është shprehur se Partia Demokratike e kundërshton këtë projektligj, sepse siç tha Tahiri, në kuadër të rendit tonë kushtetues, sipas tij, është e pamundur të vendoset një strukturë e tillë.

“Ditën e enjte në kuadër të seancës së re do ta kemi për votim edhe leximin e dytë të Projektligjit për Fondin Sovran, ne si Grup Parlamentar i Partisë Demorkatike e kemi kundër shtuar këtë projektligj, sepse konsiderojmë që në kuadër të strukturës ekonomike të vendit tonë dhe në kuadër të rendit tonë kushtetues është e pamundur të vendoset një strukturë e tillë. Konsiderojmë se është një strukturë ekonomike shumë e padobishme”, tha ai.

Tahiri u shpreh se nëse votohet Projektligji për Fondin Sovran, ata do ta dërgojnë në Kushtetuese.

“Si të tillë konsiderojmë që, nëse do të kalojë, t’i ketë mazhoranca numrat që  ta kalojë në leximin e dytë, pra ditën e enjte, ne si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike do ta dërgojmë Gjykatën Kushtetuese dhe jemi të bindur që kjo strukturë e ka vetëm një formë që të ndërtohet, vetëm me ndryshime kushtetuese. Jemi të bindur që Gjykata Kushtetuese do ta rrëzoj dhe mendoj që ky është një hap shumë i mirë për ekonominë e vendit tonë”, është shprehur Tahiri.

Exit mobile version