Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka folur për mundësinë e rrëzimit të qeverisë së vendit, që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.
presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë ditës së djeshme e ka kërcënuar shefin e ekzekutivit se mund të largohet nga posti i tij, pasi Haradinaj i ka thënë atij se nuk do ta lejojë ta prekë territorin e vendit.
Sherifi ka thënë, gjatë një paraqitjeje në televizionin T7, se një rrëzim i qeverisë nga Thaçi do të linte të kuptohej se ai ka marrëveshje me parti të opozitës.
“Nëse Thaçi e rrëzon sot qeverinë, ka koalicion me LDK-në dhe një pjesë të VV-së”, është shprehur Sherifi.