Shqetësimet për shërbimet ushqimore të ushtarëve të FSK-së Bilall Sherifi i Nismës i ka komentuar me një citat të Mbretëreshës së fundit të Francës, Marie Antoinette. Ai ka thënë se “shpërfillja” e tyre ndaj kësaj situate po i ngjan frazës së famshme të Antoinette.
“Heshtja dyjavore e kryeministri Kurti dhe Presidentes Osmani ndaj skandalit të ushqimit për ushtarët e FSK-së, të kujton thënien e famshme të mbretëreshës Marie Antoinette kur u thoshte popullit francez: nëse s’keni bukë, hani biskota!”.
“Le të hanë ëmbëlsira” – siç thuhet kjo ishte përgjigjja e mbretëreshës kur asaj iu tha se fshatarët e saj të uritur nuk kishin bukë. Për shkak se torta është më e shtrenjtë se buka, anekdota është përmendur si një shembull i pavëmendjen e Marie-Antoinette ndaj kushteve dhe jetës së përditshme të njerëzve të zakonshëm.
Megjithatë, presidentja Vjosa Osmani sot ka folur mbi kë temë dhe ka kërkuar një takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e FSK-së.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Express, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, duke treguar se Osmani ka kërkuar një raport të detajuar nga komandanti i FSK-së për gjendjen.