1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

“Nëse nuk pastrohen listat zgjedhore, shumë e lehtë të votohet në emër të personave të vdekur”

Artan Murati nga KDI ka treguar për problemet që mund të sjellë mospastrimi i listave zgjedhore nga të vdekurit.

Murati në “Dossier D” ka thënë se është interes i akterëve ndërkombëtarë vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se mesazhet e deputetëve gjermanë që po qëndrojnë në Kosovë nuk duhet të injorohen.

“Pavarësisht kush vjen në pushtet në Kosovë, qëndrimi gjerman është i palëkundur. Këto janë thjesht disa mesazhe që duhet edhe t’u shërbejnë subjekteve politike edhe për llogaritë e tyre sa i përket integritetit të Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Përfaqësuesi i KDI thotë se sa u përket vizave Gjermania është vetëm njëri nga shtetet e BE-së dhe u bë e qartë edhe sot se vendimi për liberalizim është në dorën e secilit shtet veç e veç.

Mospastrimi i listave zgjedhore nga personat që nuk jetojnë më sipas përfaqësuesit të KDI-së, krijon hapësira për manipulime në ditën e zgjedhjeve.

“E kemi me ligj që nëse një familjar i yni ndërron jetë duhet të paraqitemi në gjendjen civile për të marrë certifikatën e vdekjes… KQZ-ja i referohet atij regjistri të përgjithshëm për të nxjerrë listat zgjedhore. Pa u pastruar si duhet ky regjistër, edhe KQZ-ja e ka vështirë të ketë këto informata të dorës së parë”.

Ai thotë se secili institucion duhet të bëjë përpjekje për pastrimin e listave zgjedhore për të evituar keqpërdorimet në zgjedhje.

“Mospatrimi i listave e krijon mundësinë e parë që ditën e zgjedhjeve të ketë keqpërdorime, sepse është shumë lehtë që me një nënshkrim në listën e votuesve të votohet për personat e vdekur”, tha ndër të tjera Artan Murati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img