Site icon PrishtinaPress

Nëse nuk paguani tre fatura radhazi, në Prishtinë nuk mund t’i kryeni këto shërbime

Që nga janari i vitit 2018, Komuna e Prishtinës ka reformuar sistemin e menaxhimit te mbeturinave, me qëllim që të ketë shtrirje më të madhe në terren ky shërbim si dhe të rritet efikasiteti.

Në kuadër të kësaj reforme, qytetarët faturohen një herë në tre muaj, dhe pagesën mund të bëjnë në Komunë, në Postë, si dhe në institucione financiare. 

Pagesa për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave, është obligim për secilën amvisëri dhe secilin biznes. Rregullorja komunale parasheh masat që ndërmerr Komuna ndaj atyre që nuk janë të rregullt me pagesa.

Kushdo që nuk i paguan 3 fatura radhazi, nuk mund të merr shërbim në:

– Drejtorinë për Kadastër;

– Drejtorinë për Urbanizëm, Ndërtim dhe Mbrojtje të Mjedisit;

– Drejtorinë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim;

– Drejtorinë për Financa;

– Drejtorinë për Pronë;

– Drejtorinë për Inspekcion;

– Zyrën për Prokurimit

Exit mobile version