“Shikoni lart! Sot në ora 14:30 në Shkup do të ketë fluturim në lartësi të ulët të dy B-52. Qëllimi i mbikalimit është të demonstrojë përkushtimin dhe sigurinë e SHBA-së për Ballkanin”.
Kështu ka njoftuar ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.
Dy avionë do të mbikalojnë në këtë qytet.
Maqedonia e Veriut është pjesë anëtare e NATO-së. Po ashtu edhe Shqipëria dhe Mali i Zi.
Kështu NATO dhe SHBA vazhdimisht janë zotuar se do të garantojnë paqe për Ballkanin Perëndimor.