1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Nëse na lë Berti…” – Kejvina flet për raportin me Kristin pas Bigut

Kejvina Kthella ka sqaruar se marrëdhënia e saj me Kristi Aliajn në ‘Big Brother VIP Albania 2’ ka qenë në sensin e shakasë dhe shpreson që të jenë shokë të mirë.

Në një prononcim për Top Channel, modelja është pyetur se çfarë do të ndodhë tash kur finalisti ka dalë nga shtëpia.

“Çfarë do ndodhë me Kristin? Me Kristin ka qenë vetëm një shaka, e kam thënë dhe aty brenda, është çun shumë i mirë dhe e meritonte të ishte në finale dhe kaq”.

“Në qoftë se na lë Berti (babai i tij, Robert Aliaj) të jemi shokë të mirë, ok do jemi”, ka sqaruar ajo.

Kejvina e ka komentuar edhe ndjenjën e familjes së saj kur ajo doli nga shtëpia e ‘BBVA 2’: “Në atë moment në mënyrën se si dola unë, ka qenë goxha e preokupuar për mua dhe në merak për mua. Më kanë ndenjur shumë afër, kanë qenë shumë të mërzitur normalisht nga situata që erdhi, mesazhet, por asnjëherë nuk ma kanë shprehur. Dua t’i falënderoj dhe t’i them që i dua shumë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img