Nëse Kushtetuesja sot e rrëzon Hotin, Kurtit i jepet mundësia të bëhet sërish kryeministër

85
Advertisement

Gjykata Kushtetuese sot mund të vendos për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, në rast se gjyqtarët e këtij organi, që është kontrolli më i lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë, vendosin ta shpallin të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi, raporton Gazeta Express.

Advertisement

Kushtetuesja aktualish po e mban një seancë publike virtuale ku janë duke u dëgjuar opinionet e palëve, derisa në fund mund të publikohet edhe verdikti lidhur me ligjshmërinë apo jo të votës së deputetit Etem Arifi. Një vendim pro Vetëvendosjes sjell një situatë të re politike në vend.

Në rast të rrëzimit të Avdullah Hotit, ish-kryeministrit Albin Kurti do t’i jepet sërish mundësia që të kthehet në krye të Ekzekutivit. Në atë situatë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, duhet që ta kërkojë një emër nga Lëvizja Vetëvendosje për ta drekretuar si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka treaguar të hënën në emisionin DPT te Fidani në T7 se cfarë do të ndodhë nëse Kushtetuesja shpallë të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.

“Nëse shpallet e pavlefshme, atëherë kthehemi tek Kurti”, ka thënë ai. “Kurti kthehet në pozitën ku ishte në fillim. Do të thotë zgjedhë se a do t’i dërgojë letrat famoze përsëri u.d. presidentit”.

Si përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë seancë janë deputeti Artan Abrashi dhe anëtari i këtij subjekti politik, Blerim Salla.

Në anën tjetër, Qeveria po përfaqësohet nga avokati Besnik Berisha. Pos Berishës në Qeveri, LDK-ja me nuk po merr pjesë si palë në këtë proces me një përfaqësues të subjektit.

Kreu i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj po ashtu po merr pjesë në këtë seancë në cilësinë e kryetarit të komisionit parlamentar për legjislacion.

Nga Kuvendi i Kosovës, si përfaqësues i Zyrës së Kryeparlamentares Vjosa Osmani po merr pjesë këshilltari ligjor i saj, Artan Murati.

PostAdssFotoja e reklamës