Site icon PrishtinaPress

Nëse kryeministri e ka ditur gjendjen e policëve atëherë i ka viktimizuar ata, thotë Quni

Quni për situatën e policëve: Nëse kryeministri e ka ditur gjendjen e tyre, atëherë i paska viktimizuar ata.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka bërë një sërë pyetjesh në Kuvendin e Kosovës për ta qartësuar situatën rreth policëve të Kosovës që u rrëmbyen nga Serbia.

“Si është e mundur që me një situatë me rrezikshmëri të lartë, me tensione , rezistencë e një pjese të komunitetit serb, grupeve kriminale, prezencën e ushtrisë në kufi, të veprohet me të njëjtat rutina ditore, të njëjtit zyrtarë me të njëjtat mjete?”, ka thënë Quni në

“Si është e mundur që në këtë situatë të jashtëzakonshme, përballë të gjitha atyre rreziqeve, të vazhdohet me të njëjta veprime të policisë, aq më shumë me policë të shtyrë në moshë e me probleme serioze shëndetësore?”

Sipas Qunit, nëse kryeministri ka qenë në dijeni për të gjitha këto, dhe ka vazhduar njëjtë, atëherë i ka viktimizuar këta policë.

“A e ka ditur zotëri kryeministër këtë situatë, a është i njoftuar nga ministri i Punëve të Brendshme, zotëri Sveçla për këtë gjendje? Nëse e ka ditur, atëherë përgjegjësia bie komplet mbi kryeministrin. Pra do të thotë se kryeministri me vetëdije i ka viktimizuar dhe menjëherë lind pyetja e radhës: Për cilat qëllime politike janë viktimizuar?

“E nëse kryeministri nuk ka pasur njohuri, atëherë do të duhej të kërkonte llogari që nga ministri i Punëve të Brendshme, e tutje në tërë zinxhirin komandues”.

Exit mobile version