Site icon PrishtinaPress

Nëse keni informata për vendndodhjen e këtij personi lajmërojeni Policinë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një personi që po kërkohet për “Shpërdorim i pasurisë se huaj”.

Nga policia është bërë e ditur edhe se rasti ka ndodhur me 10.08.2024 në rrugën “Ismajl  Kryeziur” në Prizren.

Komunikata e plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Prizren, 06 shkurt  2025

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personave  të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tije lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

-Personi  kërkohet , për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj”, e cila ka ndodhe me 10.08.2024 në rrugën “Ismajl  Kryeziur” në Prizren.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192.

Exit mobile version