Diabeti është një sëmundje, nga e cila vuajnë një numër në rritje i njerëzve në mbarë botën dhe që shkaktohet nga sekretimi ose veprimi i pamjaftueshëm i insulinës, një hormon që krijohet në gjëndrën e pankreasit dhe është përgjegjës për metabolizmin e duhur të karbohidrateve, do me thënë sheqer.
Pa insulinë, sheqeri i futur në trup nëpërmjet ushqimit nuk mund të transferohet nga qarkullimi i gjakut në qeliza, gjë që manifestohet si rritje e sheqerit në gjak. Ka simptoma të ndryshme të diabetit, dhe njëra është shumë e habitshme.
Specialisti i mjekësisë familjare, Dr. Kulper, zbuloi arsyet e ndryshme pse ndiheni kaq të lodhur.
A janë lodhja dhe ndjenja e lodhjes e njëjta gjë? Po dhe jo, mendon ai.
“Shumë njerëz kanë arsye të tjera të mundshme për t’u ndjerë të lodhur, si puna e tepërt, stresi, mungesa e gjumit, depresioni ose çrregullime të tjera të humorit, apo edhe rikuperimi nga Covid, kështu që ata që përjetojnë lodhje nga diabeti ka të ngjarë t’ia atribuojnë atë një prej këtyre faktorëve të tjerë. Ai vëren dhe thekson se lodhja që shfaqet pas ngrënies është veçanërisht alarmante”, tha ai.
Një mënyrë për të përcaktuar nëse lodhja juaj është për shkak të diabetit është t’i kushtoni vëmendje kur e ndjeni atë. Edhe pse lodhja që përjetoni në çdo kohë mund të tregojë një çekuilibër të sheqerit në gjak, Dr. Culper thekson se lodhja pas një vakti një simptomë e njohur si përgjumje pas ngrënies, është veçanërisht tregues i gjendjes.
“Nëse lodhja juaj shfaqet veçanërisht pas ngrënies, kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese”, thotë ai, duke vënë në dukje se është jetike të shkoni te mjeku.
“Nëse ndiheni të lodhur edhe pasi keni fjetur mjaftueshëm… bisedoni me mjekun tuaj për të parë nëse duhet të bëni testin për diabetin”, këshillon mjeku./Prishtinapress/