7.2 C
Pristina
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

spot_img

Nëse jo Kurti, kush do të bëhet kryeministër nga liderët opozitarë?

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë konfirmuar tashmë bisedimet për formimin e Qeverisë së re, derisa pyetja kryesore mbetet te posti i kryeministrit.

Në një konferencë për media, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza të premten konfirmoi bisedimet me partitë opozitare për formimin e Qeverisë së re.

Ai para mediave deklaroi se është i gatshëm ta formojë Qeverinë, nëse dështon Lëvizja Vetëvendosje.

Po, jemi në biseda. Dhe fatbardhësisht asnjë barrierë në komunikim me asnjë parti politike nga ana ime nuk ekziston. Jam i gatshëm me të gjithë me bisedu. Jemi në biseda edhe LDK, edhe AAK, edhe me Nismën dhe me subjektet tjera.

Nuk kemi mbërri deri në fazën se di do të duket formula e qeverisë, por jemi duke biseduar. Prandaj, nëse vjen radha, sigurisht e unë jam i përgjegjshëm dhe shumë i përkushtuar që vendit me i dhënë institucione. Nuk kem mbërri deri të çështjen e ndarjes së posteve” – tha ai.

Hamza u pyet edhe mbi kushtin e LDK-së rreth postit të kryeministrit, ku u përgjigj se “renditja është e qartë”.

Unë e vlerësoj shumë votën e qytetarëve të Kosovës dhe i kam falënderuar pa dallime partiake, megjithatë renditja e rezultatit është e qartë, ne jemi partia e dytë e cila i ka 24 deputetë dhe asnjëherë në tavolinë nuk kemi pasur kërkesë as bisedë se qysh ka me u dokë qeveria e ardhshme e Kosovës. Radha dihet dhe ne do të bisedojmë mbi bazën e kësaj” – tha kandidati i PDK-së për kryeministër.

Ndërkohë, në një intervistë dhënë së fundi, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri po ashtu ka folur rreth diskutimeve me partitë opozitare për formimin e Qeverisë.

Në KosovaPress, ai përmendi frazën e tij të famshme, duke thënë se posti i kryeministrit dhe presidentit kalojnë nga zyrat e LDK-së.

”LDK-ja në këto 25 vjet i ka mbajtur të gjitha partitë politike në shpinë. Ka dalë e para ia ka dhënë të tretin, po ashtu ka dalë e dyta ka udhëheq qeverinë dhe çdo formulë politike që ka qenë në Kosovë, LDK-ja e ka kapitalizuar në interes të Kosovës dhe shumë më pak në interes të vetin. Këto zyre që po shihni ju prapë mbetën zyre që kalon kryeministri dhe presidenti. Sërish, pse e kemi atë rol. Ne nuk jemi arrogant në politikë dhe nuk shantazhojmë politikisht” – ka thënë Haziri.

“Roli jonë është ‘as-as’, duhet lexuar drejt. Nuk është i kushtëzuar dhe që nuk ekziston komunikim. I vetmi mungesë komunikimi që LDK-ja tani e ka është me LVV-në. S’ka as bashkëpunim partiak dhe bashkëpunimi institucional në Kuvend është bërë njëanshëm nga LDK-ja. Sa është lexuar bashkëpunim ai është diçka tjetër, por ne kemi vepruar për qëllime politike më të mëdha. Tash jemi në pozicionin e njëjtë. “Jo”-në tonë karshi bashkëpunimit me LVV-në në formim të ekzekutivit e kemi bërë të qartë. Në anën tjetër, raporti me partitë e dytë dhe partitë tjera që janë në Kuvend, AAK-Nisma dhe pakicat etnike ne kemi bashkëpunim dhe komunikim për aq sa kohë nevojë ky proces zgjedhor“.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img