Mirëpo, edhe pas finalizimit të këtij procesi madhor nga Parlamenti Evropian, qytetarët më tutje duhet t’i kryejnë disa procedura në dikasteret përkatëse.
Lidhur me këtë, kosovarët për të udhëtuar nëpër Evropë duhet pasur pasaporten biometrike. Ndërsa, në vendin tonë është një numër i madh i atyre qe kanë vetëm pasaportë të thjeshtë, me ç’rast të njëjtëve nuk iu lejohet të dalin në vendet Perëndimore.
Në një përgjigje për Indeksonline, zyra për informim e MPB-së ka treguar statistikat se sa qytetarë janë të pajisur me pasaportë (Jo biometrikë).
“Deri më tani, pasaporta ( jo biometrikë ) të Republikës së Kosovës gjithsej janë 465552.”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për Indeksonline.
Ndryshe, rregulla që qytetarëve të Kosovës i pret pas heqjes së vizave duke u bazuar në atë të Shqipërisë të së cilës i është bërë liberalizimi që nga 2010-ta është se qytetarët nuk mund të shkojnë në të gjitha vendet e BE-së, pra bëjnë përjashtim Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda.
Vlen të theksojmë se pasaporta duhet të jetë biometrike dhe maksimumi i qëndrimit do të jetë 90 ditë.
Ndërkaq, sipas fushatës sensibilizuese të shtetit fqinj thuhej se nëse dëshiron të punësohesh atëherë obligohesh të pajisesh me vizë afatgjatë apo leje qëndrimi.
Kujtojmë, se të rriturit që nxjerrin pasaportë biometrike duhet të paguajnë 30 euro, 20 euro për fëmijët deri në 18 vjeç, 15 euro për pensionistë dhe 50 euro për qytetarët që dëshirojnë të pajisen me urgjencë me pasaportë.