Site icon PrishtinaPress

“Nëse Fatmir Limaj hyn në qeveri, as ai dhe as dy deputetët e NISMA-s nuk mund të marrin asnjë funksion në qeveri, ndryshe hapet rruga e rrëzimit të qeverisë”

Bekim Salihu nga Instituti GAP, ka bërë një analizë rreth asaj që po pretendohet se Fatmir Limaj mund t’i bashkohet Kurtit për një koalicion për formimin e Qeverisë. 

Salihu thotë se “nëse Fatmir Limaj hyn në qeveri, as ai dhe as dy deputetët e NISMA-s nuk mund të marrin asnjë funksion në qeveri, ngase kështu i hapet rruga rrëzimit të qeverisë nga opozita”.

“Kjo ndodh sepse, nëse Limaj merr funksion qeveritar, ai/ata japin dorëheqje nga pozita e deputetit dhe zëvendësohen nga deputeti i radhës në listë, që është i AAK-së”, shkroi Salihu në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë: 

Nëse Fatmir Limaj hyn në qeveri, as ai dhe as dy deputetët e NISMA-s nuk mund të marrin asnjë funksion në qeveri, ngase kështu i hapet rruga rrëzimit të qeverisë nga opozita.

Kjo ndodh sepse, nëse Limaj merr funksion qeveritar, ai/ata japin dorëheqje nga pozita e deputetit dhe zëvendësohen nga deputeti i radhës në listë, që është i AAK-së.

Por unë pres që edhe të tjerë “hajvana” do të bëhen shpejt loqkamana.

Exit mobile version