Site icon PrishtinaPress

Nëse doni diçka ndryshe: Pesë alternativat më të mira si “zëvendësim” i YouTube

YouTube është bërë më agresiv kohët e fundit në përpjekjen për të ndaluar njerëzit të përdorin bllokuesit e reklamave.

Nëse nuk dëshironi të paguani për të shfrytëzuar Youtube Premium, më poshtë gjeni një listë të site-ve që mund të iu shërbejnë si “zëvendësues” të Youtube.

1. Vimeo
Kjo ueb-faqe është krijuar nga njerëzit që krijojnë filma, prandaj është një ndër zgjedhjet e preferuara për krijuesit. Për sa i përket cilësisë së videos, mund ta rivalizojë Youtube-n dhe nuk ka reklama. Funksionet e tjera i ka të ngjashme si komentet, ndjekësit dhe mundësia për të shpërndarë pamjet në rrjete sociale.

2. DTube
Kjo llogaritet një nga platformat më të mira për video e cila është e përqendruar në mbrojtjen e privatësisë suaj. Përmbajtja e saj nuk ka server universal, por ruhet në blockchain. Gjithashtu kjo platformë nuk ka reklama dhe krijuesit e përmbajtjes mund të fitojnë para të shprehura në kriptovaluta.

3. Metacafe
Kjo platformë është më e vjetër se vetë Youtube. Përmban video jo më të gjata se 90 sekonda, dhe cilësia e imazhit të tyre është përgjithësisht më e ulët se në shumicën e platformave tjera.
Gjithashtu Metacafe mund të shërbejë si një bazë e mirë për fotografi qersharake dhe mësime të shpejta.

4. Dailymotion
Njihet si një ndër platformat më të njohura të videove, e cila nuk është për çudi duke e pasur parasysh faktin se shumë njerëz thonë se është “më e përafërta që mund të krijosh pa qenë Youtube”. Përmban video deri në 20 minuta, ndërsa dizajni dhe kategoritë e tij janë të ngjashme me Youtube. E vetmja gjë, për fat të keq, është se përmban edhe reklama.

5. 9GAG TV
Karakterizohet për videot e shkurtra dhe qesharake. Është plot me GIF dhe foto qesharake që janë të zakonshme në rrjetet sociale. Përmbajtja e tij është e kategorizuar, kështu që është e lehtë për ju të gjeni atë që dëshironi.

Exit mobile version