21.8 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Nëse dështon demarkacioni, zgjedhjet mbahen më 4 qershor?!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar sot se vendi mund të shkojë në zgjedhje, nëse Kuvendi nuk e ratifikon Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, si kusht i domosdoshëm për liberalizimin e vizave.

Kjo është hera e parë që shefi i ekzekutivit e pranon hapur se zgjedhjet tashmë janë opsion nëse demarkacioni dështon për t’u ratifikuar këtë muaj në Kuvend.

Deri me tash, si Mustafa po ashtu edhe këshilltarët e tij dhe ministrat e LDK-së e kanë hedhur poshtë kategorikisht shkuarjen në zgjedhje të parakohshme nëse demarkacioni dështon, shkruan lajmi.net.

Tentimi për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi do të ndodh sipas të gjitha gjasave javën e ardhshme ose më së largu pas dy javësh, pasi që kështu është paralajmëruar nga kreu i Kuvendit dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Po ashtu, ratifikimi i demarkacionit këtë muaj mund t’ju jap shpresë kosovarëve që sivjet të lëvizin pa vizave në Zonën Shengen të BE-së.

Ratifikimi i demarkacionit është edhe kërkesë e BE-së dhe SHBA-ve. Këtë qëndrim e konfirmuan dje në Prishtinë Sigmar Gabriel, shef i diplomacisë gjermane dhe senatori amerikan, John McCain.

Përfundimi i demarkacionit do t’i shërbëjë edhe fqinjësisë së mirë me Malin e Zi, pasi që ky shtet do të hyjë zyrtarisht në NATO në fund të majit ose në fillim të qershorit.

Nëse gjithçka shkon keq dhe dështon ratifikimi i demarkacionit, burime të lajmi.net brenda koalicionit qeverisës thonë se vendi do të shkojë në zgjedhje menjëherë.

“Vendi do të shkojë në zgjedhje brenda 30 ditësh ose më së largu 45 ditë nga shpërndarja e parlamentit”, thonë këto burime.

Sipas këtyre burimeve, e diela e parë e qershorit (4 qershor) do të mund të jetë dita kur do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Këto zgjedhje do të ndikonin që sivjet kosovarët mos të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen, si dhe do të shtyheshin edhe procese tjera me rëndësi për vendin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img