Site icon PrishtinaPress

Nervozohet Vuçiqi pasi Kurti emëroi një ministër serb, e quan terrorist

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, Nenad Rashiqin, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Kurti e uroi Rashiqin për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.

“Ajo që bëri terroristi Albin Kurti duhej të kishte marrë dënimin e merituar të Bashkimit Evropian, por sigurisht që nuk e bëri”, ka thënë Vuçiq, shkruan Kossev.

Ndryshe, vendim i Albin Kurtit ka ardhur pasi Goran Rakiq i cili e mbante këtë post tha dorëheqje si shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për shqiptimin e gjobave ndaj shoferëve me targa të lëshuara nga institucionet e Serbisë.

Rakiq dha dorëheqje së bashku me bashkëpartiakë të tjerë të Listës Serbe.

Exit mobile version