4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Nëpër QMF-të e Prishtinës fillon zbatimi i udhërrëfyesit për identifikimin e dhunës me bazë gjinore

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në kujdesin parësor shëndetësor në kryeqytet, ka filluar për herë të parë të zbatohet udhërrëfyesi që ndihmon në mënyrën e identifikimit të rasteve të dhunës në familje.

Sipas njoftimit, në këtë dokument të hartuar nga ekipi i ekspertëve mjekësorë të institucioneve shëndetësore të kryeqytetit, janë paraqitur udhëzime dhe procedura të qarta për ofruesit e kujdesit shëndetësor për mënyrën e identifikimit, trajtimit dhe referimit të të gjitha rasteve të dhunës në familje më bazë gjinore.

“Kujdesin Parësor Shëndetësor për herë të parë po fillon të zbatohet Udhërrëfyesi ‘Hapat praktik në reagim/përgjigje ndaj dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Kryeqytet’. Në këtë dokument të hartuar nga ekipi i ekspertëve mjekësor të institucioneve shëndetësore të Kryeqytetit, janë paraqitur udhëzime dhe procedura të qarta për ofruesit e kujdesit shëndetësor për mënyrën e identifikimit, trajtimit dhe referimit të të gjitha rasteve të dhunës në familje më bazë gjinore”, thuhet në komunikatën për media.

Ky udhërrëfyes bëhet e ditur se do të mundësojë që kjo kategori të marrë shërbime mjekësore më cilësore dhe e cila do të fillojë të zbatohet edhe në komunat tjera të Kosovës.

“Ky dokument u mbështet nga UNFPA, ndërsa u hartua nga Dr.Bujar Gashi, Dr.Rrezart Halili, Dr.Vjollca Zeqiri dhe Dr.Ardita Kafexholli”, përfundon njoftimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img