-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Nëntë ushtarë amerikanë humbin jetën nga përplasja e dy helikopterëve ushtarakë

Nëntë persona u vranë kur dy helikopterë të ushtrisë amerikane Black Hawk u përplasën gjatë një misioni stërvitor në Kentaki të mërkurën vonë në mbrëmje, sipas Washington Post.

Dy HH-60 Black Hawks të Divizionit 101 Ajror u rrëzuan rreth orës 22:00 të së mërkurës mbrëma (05:00 sot të enjten, me orën greke) në Trigg County, Kentucky, tha më herët një oficer i marrëdhënieve me publikun ushtarak të Fort Campbell. Ai nuk specifikoi numrin e viktimave.

“Ne kemi disa lajme të këqija nga Fort Campbell, me raportet fillestare të një përplasjeje helikopteri dhe viktima që priten,” tha guvernatori Andy Beshear në një postim në Twitter.

HH-60 është një variant i helikopterit Black Hawk që ofron mbështetje ajrore për operacione të ndryshme ushtarake, duke përfshirë sulmet ajrore dhe transportin e viktimave.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img