Nëntë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 48 orëve të fundit në Kosovë.
Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.
Viktimat janë gra të cilat kanë raportuar burra të familjes për dhunë fizike e psiqike, njofton Klan
Njoftimi i policisë:
Lipjan / 15.05.2024-15:38. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti në procedurë hetimore.
Prishtinë /15.05.2024-11:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është ofenduar verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe ishte sulmuar nga djali i saj/fëmijë. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Podujevë / 15.05.2024-20:31. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat pas një mosmarrëveshje verbale, kanë tentuar të sulmojnë fizikisht njëra-tjetrën, me ç’rast njëra prej tyre është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar.
Pejë / 15.05.2024 – 02:00-06:30. Lidhur me rastin e lartcekur me vendim të prokurorit kompetent një person i dyshuar është dërguar në mbajtje pasi i njëjti dyshohet se kishte kryer veprat e lartcekura ndaj viktimës mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime.
Rahovec / 15.05.2024 – 21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti përmes telefonit kishte kanosur viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Malishevë / 15.05.2024-09:00. Dy viktimat ferma kosovare kanë raportuar se dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tyre. Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.
Malishevë / 15.05.2024-23:05. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, lidhur me rastin viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit viktima është dërguar tek familja e saj, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë / 15.05.2024-23:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtuar dhunë fizike ndaj saj dhe ndaj viktimës mashkull kosovar, ku të njëjtit pasi kanë pranuar tretman mjekësor janë dërguar në strehimore. Lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të të dyshuarit pasi i njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar.
Mitrovicë Jugu / 14.05.2024 – 14:15. Më 15.05.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i kishte shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.