-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Nëntë qytetet më të këqija për të jetuar (Foto)

Disa qytete të mëdha të botës janë duke u shndërruar në vende të vështira për të jetuar, si pasojë e çështjeve politike, sociale si dhe rritja e kërcënimit të terrorizmit.
Një raport i Inteligjencës Ekonomike ka renditur vendet më të mira dhe më të këqija për të jetuar në botë, shkruan Independent.
Qytete më të këqija për të jetuar janë renditur si në vijim:

2

Douala, Kamerun– nuk është befasi që ky vend zë një vend në mesin e qyteteve më të këqija për faktin se ka një mungesë të theksuar në sistemin shëndetësor, edukimin, infrastrukturën edukimin dhe ambientin.

3

Harare, Zimbabwe– qyteti afrikan ende mund të konsiderohet si një ndër qytetet më të këqija në botë, për shkak të rezultatit më të keq në mesin e 140 vendeve të botës sa i përket kujdesit shëndetësor. Gjithashtu vendi ka infrastrukturën më të keqe, si dhe trazira të vazhdueshme sociale.

4

Karachi, Pakistan – Ky qytet ka shënuar rezultatet më të ulëta për stabilitetin dhe për kulturën dhe mjedisin. Megjithatë një rezultat mestar në fushën e arsimit e ka bërë që të jetë në klasën e parë të qyteteve më të këqija për të jetuar.

5

Algiers, Algjeri – Ky vend i cili është i lidhur me qytetin Karachi ka shënuar një rezultat  të përgjithshëm prej 40.9, për të gjitha kategoritë, duke përfshirë stabilitetin, infrastruktura, shëndetësinë dhe arsimin.

6

Port Moresby, Papua New Guinea – Stabiliteti i qytetit është super i ulët për shkak të trazirave të vazhdueshme politike e sociale. Rezultati i kujdesit shëndetësor është gjithashtu një nga më të këqijtë në botë.

7

Dhaka, Bangladesh – Aktet e dhunshme të terrorizmit në Bangaldesh kanë lënë gjurmët e tyre në renditjen e qyteteve të jetueshme. Ky vend ka rezultatin më të ulët në infrastrukturë nga 140 qytetet e anketuara.

8

Lagos, Nigeria–  Ky qytetet ka rezultatin me të dobët për stabilitet. Kërcënimet e vazhdueshme të grupit terrorist “Boko Haram” kanë penguar përmirësimin e stabilitetit në Lagos, qytetin më të madh të Nigerisë.
Tripoli, Libi – Eskalimet gjatë luftimeve në Libi kanë shkaktuar rënie drastike për jetesë në Tripoli.  Kërcënimi i Shtetit Islamik ka rrezikuar edhe stabilitetin në këtë rajon.

9

Damak, Siri-Ky qytet ishte relativisht i jetueshëm vite më parë, por ky vend mbetet një subjekt i profilit të lartë për konflikte të armatosura.
Konflikti është përgjegjës për rezultatet e ulëta, dhe kjo jo vetëm për stabilitetin por efektet negative të konfliktit janë përhapur edhe në kategoritë e tjera të cilat përcaktojnë jetë të mirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img