Si rrallëherë, këtë të martë do të mblidhen nëntë komisione parlamentare.
I pari nis në ora 09:30, tri nga ora 13:00 dhe komisionet tjera në orare të ndryshme.
Më poshtë mund të gjeni se cilat komisione do të mblidhen dhe çfarë do të shqyrtojnë.
09:30
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Medie – KPM.
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për turizmin dhe propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e bordit të Komisionit Kosovar të Konkurrencës.
13:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, me temën “Koordinimi dhe përgatitjet për sfidat në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë në marrëdhëniet ndërkombëtare të krijuara pas fillimit të luftës në Ukrainë”.
13:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021 dhe propozim-vendimet lidhur me zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit tё Popullit.
13:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
13:30
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
14:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Arkivat Shtetërore.
15:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe Raportin vjetor nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.