Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se ka nënshkruar për një ndër projektet më të mëdha infrastrukturore në historinë e qytetit.
Sipas tij, projekti ka vlerën prej 27 milionë eurosh.
“Qarkorja e re e qytetit ka gjatësi rreth 20 kilometra, 4 korsi që do të lidhin të gjitha rrugët magjistrale”, ka shkruar Hyseni në Facebook.