Nënshkruhet marrëveshja përmes së cilës rritet mbështetja e UNDCO për ekonominë në Kosovë

47
Advertisement

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Zyra e Koordinatores për Zhvillim të OKB-së (UNDCO) kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi.

Advertisement

Siç njofton komunikata, qëllimi i këtij Memorandumi është të sigurojë një kuadër bashkëpunimi dhe të lehtësojë dhe forcojë bashkëpunimin midis Palëve, në mënyrë jo ekskluzive, në fushat me interes të përbashkët.

“Bashkëpunimi synohet përmes programeve të bashkëpunimit midis palëve për zbatimin e nismave që rrisin aftësitë për punësim të fuqisë punëtore në Kosovë, veçanërisht për gratë dhe të rinjtë, rrisin produktivitetin e bizneseve të gjelbra dhe kontribuojnë në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm brenda Agjendës 2030. Qëllimi i përgjithshëm i këtij bashkëpunimi është që UNDCO të mbështes rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse në Kosovë, mbështetjen e ndërmarrësisë së grave në nivel lokal dhe promovimin e iniciativave të gjelbra lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm që dalin nga rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 25 janar 2018”, thuhet në komunikatën për media.

Në hapjen e kësaj ceremonie kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi tha që kjo marrëveshje konkretizohet sot pas një komunikimi të vazhdueshëm dy palësh mes institucioneve.

“Rjedhimisht sot po kulminojmë bazat e bashkëpunimit mes sektorit privat të përfaqësuara nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

Tutje, Rukiqi tha që praktikat nga vendet e ndryshme kërkojnë involvimin e sektorit privat, sidomos për arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, që shkojnë në dobi të zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë, jo vetëm të sektorit privat.

Nga ana tjetër, Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, tha që konkretizimi i kësaj marrëveshje vjen si rezultat i përkushtimit të OKB-së në nivel global që të anagzhojë sektorin privat si bashkëpunëtorë të ngushtë në arritjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm në kuadër të Agjendës 2030. Kosova ka dhënë përkushtim në implementim e kësaj Agjende përmes rezolutës së miratuar në Parlament dhe themelimit të Këshillit parlamentar për Objektivat e Zhvillimt të Qëndrueshëm “Arritja e këtyre objektivave nuk është përgjegjësi vetëm e qeverisë, por është e të gjithë shoqërisë, prandaj po bëjmë këtë bashkëpunim/partneritet me OEK-un në mënyrë që të arrijmë një zhvillim të qëndrueshëm gjithëpërfshirës për të gjitha komunitetet në Kosovë, tha ndër të tjera znj. Richardson.

Marrëveshja ka dy qëllime kryesore:

Përshpejtimin e zhvillimit dhe konkurrencën të sektorit privat në Kosovë, dhe të promovohet një zhvillim ambental i qëndrueshëm. Pastaj, rritja e vetëdijes për aspektet ambientaliste, rritja e aftësive të sektorit privat në Kosovë për këtë aspekt.

Barazia gjinore në sektorin privat, luftimi i korrupsionit si sinjal për zhvillim të qëndrueshëm, është i patjetërsueshëm edhe në Kosovë. Pastaj “rritja e gjelbër” (green growth) e kompanive, por me theks të veçantë grave në ndërmarrësi që janë njëherësh edhe prioritet në procesin e integrimit në BE.

PostAdssFotoja e reklamës