Site icon PrishtinaPress

Nënshkruhet marrëveshja për projektin “Solar për Kosovën-Ngrohje Qendrore”

Sot është nënshkruar marrëshja e Huasë dhe Grantit për Projektin “Solar për Kosovën-Ngrohje Qendrore”.

Projekti në tërësi ka vlerën prej 80 milionë euro, për çka është konsideruar i rëndësishëm për kryeqytetin dhe për mbrojtjen e ajrit.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë dy marrëveshje të granteve dhe se me këtë projekt do të ruhet energjia për shtrirjen më të madhe të ngrohjes qendrore.

“Ky projekt është i pari në rajon, i cili përdor në masë të madhe energjinë diellore. Projekti në tërësi shkon në vlerën në mbi 80 milionë euro. Projekti si j tillë është unik, paraqet një nder kapacitetet më te mefha për ngrohje diellore, e cila ruhet për tu përdorur pastaj për ngrohje qendrore edhe për 38 mijë qytetarë që nuk kanë pasur qasje më parë në ngrohje qendrore”, ka thënë Murati.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se Kosova ka potencial të madh për energjinë dhe është me rëndësi që të ketë alternativa të tjera për energji termike.

“Është një moment shumë i rëndësishëm për ne për të pasur energji diellore. 37 mijë qytetarë do të përfitojnë prej furnizimit me energji të gjelbër. BE mbështet edhe Kosovën për zhvillim të qëndrueshëm. Këto projekte do të kenë ndikim afatgjatë. Kosova ka potencial të madh për energji, por ju mund të bëni edhe më shumë për tranzicionin”, ka deklaruar ai.

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Matthias Conrad ka potencuar se ky është lajm shumë i mirë dhe hap përpara.

“Dua të përgëzoj të gjithë partnerët për këtë nazhkëpunim. Gjetmnia është perkuahtuar qe të ndihmojë Kosovën, ky eahtë rdhe angazhimi jonë më i madh i procesit të Berlinit per ballkanin petnëdimor, për Kosovën ne veçanti. Gjetmania ka luajtur rol kryesor në dy dekadat e fundit në zhvillimin e energjisë. Pervoja me krizën e nergjise ka treguar eshtë me rëndësi qe të përshpejtohet gjetja e burimeve të tjera”, është shprehur ai./Prishtinapress/

Exit mobile version