3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së në vlerë mbi 2 milionë euro në Ferizaj

Është nënshkruar sot marrëveshja për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Komunën e Ferizajt.

Ministri Vitia tha se ndërtimi i QKMF-së është në funksion të një infrastrukture moderne me synimin që të ofrojë shërbime sa më cilësore për qytetarët e Komunës së Ferizajt.

“Ngaqë në të kaluarën janë identifikuar probleme serioze në zbatimin e kontratës gjatë ndërtimit të spitalit të Ferizajt, bashkërisht si institucione jemi angazhuar që mos të përsëriten pengesat teknike në rastin e ndërtimit të QKMF-së. Sot jam i lumtur që nënshkruam plotësim ndryshimin e marrëveshjes e cila qytetarëve të Ferizajt do t’ua bëjë të mundur në të ardhmen marrjen e shërbimeve shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare që është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për ta. Jemi siguruar që ky projekt në vlerë të 2 milion e 250 mijë euro, të realizohet pa vonesa dhe janë saktësuar përgjegjësitë e palëvë”, tha Ministri Vitia.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, falënderoi Ministrin Vitia për bashkëpunimin dhe përkrahjen veçanërisht pasi që regjioni i Ferizajt ofron shërbime për një numër të madh të popullatës, duke përfshirë edhe komunat tjera përreth.

Vlera totale e ndërtimit të QKMF-së në Komunën e Ferizajt është 2 milionë e 250 mijë euro. Ministria e Shëndetësisë do të ndajë për këtë projekt 2 milionë e 25 mijë euro (90%), ndërsa Komuna e Ferizajt do të participojë me 225 mijë euro apo 10% të vlerës totale, si dhe merr përsipër koston shtesë në rast të tejkalimit të buxhetit të planifikuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img