Site icon PrishtinaPress

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Mali i Zi për Shërbime Ajrore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq me të cilin kanë nënshkruar marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Pas takimit, kryeministrat Kurti dhe Abazoviq do të kenë deklarim për media.

Abazoviq dhe delegacioni që e shoqëron, para takimit me Kurtin u prit nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ia dhuroi “Çelësin e Prishtinës”.

Ndryshe, Abazoviq ka mbërritur në Prishtinë gjatë së enjtes dhe vizitoi objektet fetare e kulturore, përfshi Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë si dhe Katedralen Nënë Tereza.

Kryeministri i Malit të Zi gjithashtu takoi edhe ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga./PrishtinaPress/

Exit mobile version