Site icon PrishtinaPress

Nënshkruhet marrëveshja financiare që mbështet 600 biznese për energji efiçiente në Kosovë

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka nënshkruar marrëveshje financiare 6 milionë eurosh me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW).

Marrëveshje kjo e cila u tha se do t’i ndihmojë rreth 600 biznese për energji efeçiente dhe do të krijojë 170 vende të reja të punës.

Këtë marrëveshje e mirëpriti ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati duke premtuar mbështetje ndaj FKGK-së.

Përkrahje më të madhe ndaj Fondit garantoi edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde.

“Ne vazhdojmë që të jemi mbështetës shumë i fuqishëm i Fondit për Garanci Kreditore. Deri tani kemi alokuar 25 milionë euro për këtë fond dhe vetëm sot do të zotohen 6 milionë”, tha Rohde.

Ndërsa, kryesuesi i Bordit të anëtarëve të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Rinor Gjonbalaj tha se kjo marrëveshje do t’i hap rrugë një dritareje të gjelbër për energji të ripërtritshme.

“Sot kemi ndërtuar një institucion kredibil që po mbulon qasjen në financa të bizneseve tona. Fondi ka garantuar kredi në vlerë prej 370 milionë euro. Fondi ka ndihmuar në qasjen në financa për rreth 7 mijë biznese”, tha ai. /KP/

Exit mobile version