6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Nënshkruhet marrëveshja financiare IPA 2018, mes Shqipërisë dhe BE-së, Cakaj flet për rëndësinë e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka dhënë një lajm të mirë për Shqipërinë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Cakaj ka njoftuar se tashmë është nënshkruar marrëveshja financiare IPA 2018 mes Shqipërisë dhe BE-së.

“Kjo marrëveshje hap rrugën për marrjen e një mbështetjeje financiare në vlerë prej 94 milionë Euro nga BE, në funksion të reformës në drejtësi, sundimit të ligjit, trajtimit të ujërave dhe nxitjes së turizmit. Vazhdimi i rezultateve përmbajtjesore në pesë prioritetet kyçe është thelbësor në përparimin e vendit tonë në rrugën evropiane”, ka thënë Cakaj.

Sipas Cakajt, rezultatet e reformave të deritanishme janë konfirmuar edhe nga Komisioni Evropian i cili dha rekomandimin e pakushtëzuar për çeljen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

“Fondet e reja të BE-së për vendin tonë janë një instrument shtesë që do t’i ndihmojë transformimit të brendshëm dhe rrugës së tij evropiane në përgjithësi”, shkruan tutje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img