Site icon PrishtinaPress

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e parkut solar dhe energjisë së erës në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, njofton se pas përfundimit të ankandit publik të zhvilluar nga Komuna e Rahovecit, sot ka nënshkruar kontratën për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës së Rahovecit, me kompaninë “Rahoveci Solar Energy Park Sh. P. K.”, për ndërtimin e një parku solar dhe energjisë së erës me kapacitet prej 100 MW, në sipërfaqe prej 16.9 ha, dhe se 20 ha të tjera janë në procedurë të marrjes në shfrytëzim nga Agjencioni Pyjor i Kosovës, ku titullar është Komuna e Rahovecit.

Sipas Latifit, ky projekt do të sjellë një investim prej mbi 60 milionë euro.

“Dua të falënderoj përfaqësuesin e kompanisë “Rahoveci Solar Energy Park Sh. P. K.”, z. Ibrahim Kastrati, për këtë investim të rëndësishëm, i cili jo vetëm që do të përmirësojë sigurinë e furnizimit me energji, por gjithashtu do të kontribuojë në krijimin e vendeve të reja të punës”, shkroi mes tjerash Latifi në postimin e tij në Facebook.

 

Exit mobile version