-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Nënshkruhen kontratat për rrugën Prizren-Tetovë, OShP-ja e kthen në rivlerësim njërin nga Lotet

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se sot janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.

Aliu bëri të ditur se këtë të premte janë nënshkruar kontratat për Lot 1 dhe Lot 3, të cilat bashkë kanë vlerë mbi 18 milionë euro.

“Sot janë nënshkruar kontratat për realizimin e Rrugës Prizren-Tetovë, me gjatësi prej 20.350km, përkitazi ndërtimin e Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë), për Lot 1 në vlerë prej 7,999,999.00 euro, si dhe Lot 3 në vlerë prej 8,346,804.38 euro”.

“Kjo rrugë i lidhë dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në të dy anët e maleve të Sharrit, dhe lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveç se i afron dy qytetet dhe dy shtetet tona, ajo mundëson edhe hapjen e një korridori të ri rrugor me ndikim ekonomik për të dyja vendet”, shkroi Aliu, transmeton Klankosova.tv.

Ai, po ashtu bëri të ditur se Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka kthyer në rivlerësim Lotin 2, gjë për të cilin, Aliu nuk dha detaje se pse është bërë një gjë e tillë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img