Site icon PrishtinaPress

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë rreth 5.5 milionë euro

Kosova dhe Gjermania nënshkruan dy marrëveshje për projektet “Programi i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta”, në vlerë 4 milionë euro dhe Shërbime Profesionale të Pranuesit në Kuadrin e Programit II të Menaxhimit të Mbeturinave, në vlerë 1.466 milionë euro.

Marrëveshjet u nënshkruan nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtori i Departamentit të Infrastrukturës Komunale për Evropën Juglindore dhe Turqi në KfW, Kirk Mildner.

Ministri Hamza me këtë rast tha se Gjermania është një prej donatorëve më të mëdhenj të Kosovë, në sektorët e arsimit, ujërave, energjisë.

“Sot nënshkruam marrëveshjet për ambientin, që janë mjete pa kthim nga kontribuuesit gjermanë”, tha ai duke shtuar se prej fillimit të mandatit të tij, kanë arritur marrëveshje mbi 70 milionë euro për projekte në sektorë të ndryshëm.

Përfaqësuesit gjermanë uruan që këto mjete të jenë të destinuara për projektet në fjalë, për rregullimin e ambientit.

Exit mobile version