Kryeministri Albin Kurti ka nënshkruar kontratë me prodhuesin shtetëror turk të industrisë së mbrojtjes “Makine ve Kimya Endüstrisi” për funksionalizimin e fabrikës së municioneve në Kosovë, e cila do të prodhojë kalibra të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s.
Lidhur me këtë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni ka thënë se është hapi i radhës në rrugën që Kosova të bëhet industri e mbrojtjes, transmeton Klankosova.tv.
Për këtë hap, ministri shton se kontribuon në paqe të Kosovës, rajonale e më gjerë.
“Edhe një hap i radhës, në rrugën tonë që ta bëjmë Kosovën me industri të mbrojtjes. Për mbrojtjen e Kosovës dhe sigurinë e saj. Hap që rrit sigurinë tonë e kontribuon edhe në paqen rajonale e më gjerë! Vazhdojmë me punë të mbara!”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.