4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nënsekretarja amerikane: Do të kemi diskutime të sinqerta për Asociacionin dhe mundësinë e përparimit

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabeth Allen, ka folur mbi takimet e mbajtura të dielën me presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ajo përmendi edhe çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ndalimin e mallrave serbe si çështje për të cilat do të ketë “diskutime të sinqerta” me Qeverinë Kurti.

“Në çdo partneritet, në çdo miqësi të ngushtë, ka momente kur bisedoni në mënyrë të sinqertë dhe kështu pjesë e këtij partneriteti janë diskutimet e sinqerta me homologët tanë për çështjet kur shohim se ka fusha për përparim shtesë – qofshin diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për ndalimin e mallrave serbe, këto janë fusha ku ne do të kemi diskutime të sinqerta për fushat ku shohim mundësi për përparim më të madh në këtë partneritet, si dhe për t’i dhënë Shteteve të Bashkuara aftësinë për të vazhduar të jenë avokatë efektivë”, tha Allen në Klan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img