Site icon PrishtinaPress

Nënkryetarja e Prishtinës pretendon të realizohet mësimi tërëditor në gjitha shkollat e ciklit 1 deri 5

Nënkryetarja e Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se për katër vitet e ardhshme do të synojnë ta realizojnë mësimin tërëditor në gjitha shkollat e Prishtinës në ciklin e klasës së parë deri në të pestën.

“Synojmë ta realizojmë mësimin tërëditor për gjitha shkollat në ciklin 1-5, për 4 viteve. Të gjitha kushtet janë të harmonizuara në bazë të dinamikës së shkollave të reja. Shkollat e mëdha, Dardania, Hasan Prishtina, do shkarkohen me ndërtimin e shkollës në Veternik, që është në Kalabri, me atë në hyrje të Prishtinës nga Fushë Kosova, pastaj me ndërtim e një shkolle të re te Lagja e Spitalit. Këto shkolla i shkaktojnë shkollat e mëdha… kur shkarkohen këto është i mundshëm e më i lehtë i mësimit tërëditor”, tha ajo në “Debat Plus”.

Exit mobile version