Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu tash do të ushtrojë edhe pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së Arsimit në atë komunë.
Kjo pasi që drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati do të jetë në pushim të lehonisë.Vendimi ka hyrë në fuqi nga dita e martë, datë 23 tetor.
Sipas vendimit, Sahatçiu do të udhëheqë dhe menaxhojë drejtorinë në përputhje me udhëzimet e kryetarit dhe rregullores në fuqi.