1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Nënkryetarja e Prishtinës kërkon që të fillojë mësimi në çdo shkollë: S’ka nevojë për filozofi

Nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu thotë se sot mësimi duhet të fillojë në çdo shkollë, “me çdo kusht”.

Sahatçiu shkroi se nevojitet një zgjidhje që fëmijët të mos humbasin për shkak të grevës.

“Nuk ka nevojë e vend për filozofi. Nesër, me 1 shtator, mësimi është dashtë me fillu në çdo shkollë, me çdo kusht. Udhëheqje e shëndoshë është një qe e gjen zgjidhjen, me çdo kusht. Gjithçka tjetër është dështim”, shkroi ajo.

“Kush po humb? Fëmijët dhe vetëm fëmijët”, shtoi Sahatçiu.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka thënë të mërkurën se nxënësit “s’kanë çka të shkojnë në shkollë” pasi mësimdhënësit s’do të jenë atje.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se mësimi do të nis sot, ndërsa kolegu i saj, ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se s’do të paguhen mësimdhënësit që mbajnë grevë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img