-2.1 C
Pristina
Saturday, January 18, 2025

Buy now

spot_img

Nënkryetari Zogaj: Nxënësit në Prishtinë tashmë përfitojnë qëndrim të plotë në shkolla, të financuar plotësisht nga Komuna

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, theksoi të premten se nxënësit e Prishtinës tashmë përfitojnë mundësinë e qëndrimit të plotë në shkolla, një mundësi e cila është financuar nga Komuna.

Sipas tij, ky model i ri synon të sigurojë arsim të barabartë dhe cilësor për të gjithë nxënësit, duke mundësuar që ata të jenë të angazhuar plotësisht në procesin mësimor.

“Sa na kushton kjo? Kjo kushton 40 euro për një nxënës në muaj…”, tha ai.

Sipas tij, ky program ofron mundësinë për të gjithë fëmijët të përfitojnë nga një arsim pa asnjë ngarkesë financiare për familjet e tyre”.

Zogaj, theksoi se ky është vetëm fillimi i një procesi të rëndësishëm që do të sjellë përmirësime të vazhdueshme në arsim dhe do të kontribuoni në rritjen e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët.

Ai tutje tha se ky program është një shembull i angazhimit të Komunës së Prishtinës për të siguruar mundësi më të mira për të rinjtë dhe për të ndihmuar në zhvillimin e një shoqërie të barabartë dhe të arsimuar.

https://www.facebook.com/share/v/1BVJogSqhH/?mibextid=wwXIfr

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img