Site icon PrishtinaPress

Nënkryetari i Prishtinës: Lirimi i hapsirave publike më estetike se më parë, do të pajtohej edhe Shpend Ahmeti 

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se prioritet i qeverisjes komunale të kryeqytetit, do të mbetet lirimi i hapësirave publike. Ai tha se tashmë kjo gjë ka filluar me vendosjen e barrierave me ngjyra.

Ai ka thënë se këto barriera janë më estetike se të mëparshme, dhe sipas tij, me këtë gjë do të pajtohej edhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Kemi fillu me i liru hapësirat publike në Prishtinë. Këtë po e bëjmë duke vendosur barriera. Nuk janë aso barriera si ato të mëparshmet. Këto janë më të mira, janë me ngjyra, janë më të pashme. Edhe Shpendi do të pajtohej”, ka thënë Zogaj në emisionin “Majtas Jo Djathtas” në T7.

Megjithatë, barrierat me drunj janë vetëm të përkohshme. Zogaj ka thënë se në të ardhmen në Prishtinë, barrierat do të jenë të gjalla, në formë drunjsh.

Barrierat e vendosura

“Në afatgjatë, barrierat duhet të jenë të gjalla, pra me drunj. Sa më shumë drunjë të mbillen në Prishtinë aq më mirë. Këtë herë e patëm më të lehtë që të vendosim barrierat e ngjyrosura, deri sa të kemi mundësi të vendosim drunjë të zhvilluar. Mirëpo, jemi duke shkuar në drejtim të asaj”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se shumë shpejt drunjë të tillë do të vendosen në rrugën “Rexhep Luci”, e cila sipas tij, do të mbyllet për automjete dhe do të shndërrohet në hapësirë parku. /GazetaExpress

Exit mobile version