Site icon PrishtinaPress

Nënkryetari i PDK’së: Po do të pyetesha unë do të shkonim në zgjedhje

Njeriu i dytë në PDK, Memli Krasniqi, ka thënë se opsioni më i mirë është shkuarja në zgjedhje marrë parasysh dështimet e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se nuk sheh mundësi të mëdha për të bërë ndryshime për të përmirësuar qeverisjen në Kosovë.

“Nëse unë do të pyetesha, ky nuk është qëndrim zyrtar i PDK’së, personalisht kisha mendu se më mirë është të kthehemi edhe një herë te qytetarët. Të marrim mendimin e tyre përmes zgjedhjeve si duhet të vazhdojmë”, ka thënë Krasniqi, në një intervistë për emisionin “Tet a tet” me Adelina Ismaiin.

Ai ka thënë edhe pas zgjedhjeve problemi më i madh do të jetë votimi për Presidentin e ri pasi askush s’do të mund t’i bëjë 80 vota për Shef të ri të Shtetit.

“Ditën e nesërme pas zgjedhjeve të reja duhet të votohet për Presidentin. Nëse s’i kanë 80 vota prapë duhet të shkohet në zgjedhje”, ka shtuar ai.

Krasniqi ka thënë se viti i ardhshëm do të jetë i rëndë sidomos në aspektin ekonomik dhe shëndetësor shkaku i pandemisë.

“Nëse shkohet në dy palë zgjedhje brenda 6 muajve, ma merr mendja, se në tri deri ne pesë vjet do t’ia shohim sherrin”, ka deklaruar Krasniqi.

Aktualisht vendi është pa Presidenti dhe me një u.d të Presidentes, Vjosa Osmanin, e cila është një përkrahëse e Albin Kurtit dhe politikave të VV’së.

Ndërsa, në Qeveri është koalicioni LDK-AAK që nuk i ka as 60 vota për të vazhduar qeverisjen.

E vetmja parti që po kërkon zgjedhje të menjëhershme është Lëvizja Vetëvendosje, e cila fitoi garën e fundit elektorale për komunën e Podujevës me mbi 50 për qind të votave.

Në këtë situatë, Ramush Haradinaj e ka shpallur kandidaturën për Shef të Shteit ndërsa ka siguruar vetëm votat e AAK’së të pamjaftueshme për të marrë pozitën e parë në Kosovë.

 

Exit mobile version