0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nënkryetari i PDK-së thotë se po kërcënohet dhe shantazhohet nga njerëzit e Mytaher Haskukë

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj përmes një postimi në Facebook pretendon se është kërcnuar nga dy njerëzit e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskukës.

Siç shkruan Totaj, Krenar Koçi dhe Levant Kasami i kanë dërguar një letër dje ku e kanë kërcënuar që të mos deklarohet në publik për veprimet jo ligjore në Komunën Prizrenit.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Shaqir Totajt:

Dy prej sejmenëve kryesorë të Mytaher Haskukës në Komunën e Prizrenit, Krenare Koçi dhe Levent Kasemi, e për të cilët flitet se janë njerëzit kryesorë që pyeten për gjithëçka, paskan nisur një fushatë shantazhi dhe frikësimi kësaj radhe ndaj meje (paraprakisht ka pasur veprime të tilla edhe ndaj individeve tjerë).

Përmes një letre dërguar dje në adresë timen, ata pa fije turpi dhe duke kërcënuar, kanë kërkuar që unë të mos deklarohem në publik për aveprimet jo-ligjore në Komunën e Prizrenit dhe ti shlyej postimet në Facebookun tim.

Jo vetëm që ky është një shantazh dhe kërcënim por përbën edhe një vepër penale për të cilën mund të deklarohem ditët e ardhshme. Kjo flet për krizën e qeverisjes në komunë dhe arrogancën që një drejtor i akuzuar i Komunës dhe një zyrtare e lartë e kabinetit të Kryetarit Haskuka kanë guxim të dërgojnë letra kërcënimi e shantazhi. Jo vetëm që nuk do të ndalem përballë kërcënimeve të tilla, por unë dhe PDK-ja do të vazhdojmë të bëjmë opozitën, ta sfidojmë keqqeverisjen sepse mbi të gjitha e kemi obligim ndaj mijëra qytetarëve opozitarë që na kanë votuar dhe qytetit tonë të dashur të Prizrenit.

NUK NDALEMI deri në bërjen e qytetit!

Image may contain: 1 person, eyeglasses

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img