1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Nënkryetari i PDK-së: Jam për shkëmbim të territoreve me Serbinë

“Para Asociacionit me kompetenca ekzekutive jam për shkëmbim territoresh, që Lugina t’i bashkohet Kosovës dhe veriu i Kosovës t’i bashkohet Serbisë”, kështu ka deklaruar nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja. 

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja, ka thënë se para një Asociacioni të Komunave serbe me përgjegjësi ekzekutive është për shkëmbim të territoreve me Serbinë.

Buja sqaroi qëndrimin e tij rreth kësaj teme që sipas tij e kishte përmendur edhe në vitin 2001.

“Tri komunat e veriut nëse do të kenë kompetenca ekzekutive, Kosovën kurrë nuk do ta lënë të qetë. Është telashja e kufirit pasi që Çagllavica, Graçanica e këto tjera nuk përbëjnë rrezik. Mundësia e lidhjes së tyre fizikisht me Serbinë është telashe jo e vogël”, ka thënë Buja për ATV.

“Unë në vitin 2001 e kam shtruar çështjen e shkëmbimit të territorit, ku edhe atëherë ka patur reagime dhe këtë temë e kam biseduar edhe me zyrtarë të Departamentit të Shtetit Amerikan”, tha ai.

“Para Asociacionit me kompetenca ekzekutive jam për shkëmbim territoresh, që Lugina t’i bashkohet Kosovës dhe veriu i Kosovës t’i bashkohet Serbisë”, tha ndër të tjera Buja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img