Site icon PrishtinaPress

Nënkryetari i PDK-së e quan të dështuar qeverisjen e Ramush Haradinajt

Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti, ka kritikuar qeverinë Haradinaj, për si tha ai dështimet e mëdha që e ka treguar ajo.
Hoti në Klan Kosova, ka shtuar se Haradinaj së bashku me kabinetin e tij qeveritar kanë dhënë premtime shumë të mëdha, saqë tani më s’po munden që t’i përmbushin.

Hoti dështim po e quan qeverisjen Haradinaj sepse, sipas tij, ka premtuar viza për tre muaj dhe nuk e ka bërë.

“Haradinaj është zotuar se do t’i jap fund çështjeve të mëdha si Demarkacioni dhe Asosacioni edhe këto kanë qenë dështime të kësaj qeverie”, ka thënë ai. /KlanKosova/

Exit mobile version