Nënkryetari i Komunës së Istogut, Lulzim Blakaj është parë pak ditë më parë në darkë me prokurorin e Gjykatës Themelore në Pejë, Haxhi Sinanaj.
Takimi ka ndodhur pak kohë pasi është intervistuar i dyshuari për blerjen e votave në zgjedhjet e fundit në Istog, Qaush Shpatolli.
I kontaktuar nga Indeksonline, kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj e ka quajtur si tejet dyshues dhe me prapavi këtë takim.
Dreshaj dyshon se rasti ka të bëj me të dyshuarin Qaush Shpatolli që sipas tij ka qenë i përfshirë në blerjen e votave në rivotimin në Istog.
“Quash Shpatolli ka qenë njeriu më i afërt i LDK-së në rivotimin e fundit. Ai ka blerë vota me të madhe në mënyrë të organizuar. Për këtë kemi fakte dhe dyshmi të cilat i kemi dorëzuar në organet kompetente. Si është e mundur që pas intervistimit, një nënkryetar komune të takoi prokurorin në një takim privat. Për mua është shumë e dyshimtë dhe jam i bindur se ky takim ka qenë tentim për të ndikuar në këtë rast pasi që orkestrimin e blerjeve të votave e ka bërë LDK-ja” ka thënë Gani Dreshaj.