Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkaktuar konfuzion kur ka propozuar faljen e nga 100 euro për qytetarë të tatimit në pronë.
“Tatimi në pronë është i pafalshëm. Nuk ka të drejtë as ministria, as komunat që ta falin nëse nuk ka ligj mbi faljet”, është shprehur Aliu në KlanKosova.FM.
“Falja është kërkesë e paligjshme”, ka vazhduar ai.
Kuvendi Komunal i Ferizajt ka trajtuar këtë çështje të premten dhe Aliu ka thënë se kërkesa është që llogaritja e tatimit në pronë të bëhet sipas llogaritjeve të viteve të kaluara.
Aliu ka thënë se çështjet e tatimit në prona, Ministria e Financave, e ka trajtuar me inat.