Grupi Parlamentar i LDK’së ka kërkuar që të fshihet fjalia e paragrafit 6 të Nenit 9 të Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2023, që parasheh që mjetet vetanake të komunave që kanë mbetur pa shpenzuar, të barten në Fondin e Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi ka thënë se kjo fjali është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal.
Ai ka paralajmëruar se nëse nuk kalon ky amandament, LDK’ja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
“Nëse nuk kalon ky amandament, ky projektligj do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ne si Grup Parlamentar do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë Gashi.
Pikërisht për këtë çështje ka reaguar edhe deputeti tjetër i LDK-së, Hekuran Murati.
Ai ka thënë se Hekuran Murati nuk mund ta shkelë Kushtetutën.
Statusi i tij i plotë:
“Hekurani NUK mund ta shkelë Kushtetutën!
Donte që tatimet komunale të mbledhura p.sh. në Dardani e Ulpianë të Prishtinës t’i shpenzonte Hekuran Murati sipas qejfit të tij, në cilëndo komunë që ia do qejfi atij. Nuk ia lejon këtë Kushtetuta, pra Minsitri donte të shkelte Kushtetutën.
Kur e paralajmëruam se do e dërgonim në Gjykatën Kushtetuese, partia e tij e detyruan Ministrin e tyre të tërhiqet nga kjo marrëzi dhe votuan kundër tij! Si mund të qëndrojë ministër dikush që dëshiron të shkelë Kushtetutën? Kur partia e tij voton kundër tij”, ka shkruar Murati në Facebook.