4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nënë e bir ishin brenda kur shtëpia e tyre u godit nga vërshimet – Nënkryetari i Pejës flet rreth tragjedisë së mbrëmshme

Fatmir Asllani nënkryetar në komunën e Pejës, nuk e mban mend të ketë ndodhur ndonjëherë në qytetin e tij shi më i madh, brenda pak kohe, se sa në ditën e shtunë. Si pasojë e vërshimeve të mëdha, një nënë rreth 30-vjeçare humbi jetën së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar në lagjen “Asllan Çeshme” në Pejë. Deri më tani dihet edhe për lëndimin e dy personave të lagjes “Fidanishte” dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Aktualisht situata në Pejë është e qetë.

Por, si ndodhi vdekja e dyfishtë në Pejë?

Fatmir Asllani, nënkryetar në komunën e Pejës, deklaron se ekipet kanë qëndruar deri në 05:00 të mëngjesit të sotëm duke verifikuar nëpër veturat që ranë në kanal se mos ka persona të zhdukur.


“Ne deri në orën 05:00 në mengjës kemi qenë me të gjitha ekipet emergjente në terren, ka ardhe edhe FSK-ja dikur, pasi janë gjetë kufomat kanë ardhë edhe prej Ministrisë së Punëve të Brendshme, zv.ministri i MPB-së, kemi verifiku a ka të lënduar, në ato momente interesimimi ynë ka qenë veç a ka njerëz të lënduar, mos ka të zhdukur. Kemi pa shumë dëme materiale, makina e te tjera, por në ato momente nuk na bike në sy asgjë para njerëzve, ishim të interesuar mos ka edhe të tjerë të lënduar sepse ka pasur edhe disa vetura që kanë ra në kanal, ato i kemi verifiku një nga një, mos ka njerëz në ato vetura dhe fatmirësisht nuk ka pasur të tjerë”, deklaroi Asllani të dielën për Gazetën Express.

Nënkryetari Asllani tregon se në momentet kritike nëna rreth 30-vjeçare së bashku me djalin e saj 5-vjeçar ishin në shtëpinë e tyre, por që më pas trupi i zhdukur i gruas u gjet pranë një shtëpie të fqinjëve.

“Siç po raportohet, sepse rasti sigurisht është edhe duke u hetuar, aq sa dimë ne ata kanë qenë në shtëpi dhe shtëpia ka qenë shumë afër jazit që ka vërshu dhe vrulli i madh i ujit që ka ardhë e ka marrë edhe shtëpinë. Supozohet njëfarë dige që ka qenë ë ndërtuar në lagjen në vitet 50-60, ajo është dmëtu dhe e ka sjellë vrullin e madh të ujit, Jazi Qokolica thirret, është i rrëmbyushëm përkohësisht. Ata dy kanë qenë në shtëpi dhe fqinjët e kanë raportu rastin. Shtëpia duhet me qenë ndërtim i pasluftës. Nëna është gjetë në një shtëpi afër fqinjëve, më vonë”, tha Asllani për Gazetën Express.

Ndërsa, për dy të lënduarit në lagjen “Fidanishte” tha se nuk bëhet fjalë për lëndime të rënda.

“Autoambulancat tona kanë qenë aty vazhdimisht, dy persona janë dërguar në spital, por nuk kanë qenë lëndime të rënda. Me të vertetë situata ka qenë shqetësuese”, u shpreh ai.

I pyetur nëse do të ndihmohen familjet që u dëmtuan nga vërshimet, nënkryetari u përgjigj:

“Për dëme materiale, e kemi ekipin që del sot dhe e bën edhe vlerësimin e dëmeve materiale”.

Ai shton se aktualisht situata është e qetë në Komunën e Pejës, por gjendja nëpër rrugë e trotuare është e keqe.

“Aktualisht situata është e qetë, niveli i ujit ka rënë. Mirëpo gjendja në rrugë dhe në trotuare është e keqe. Ka edhe lokale që i ka dëmtu, një market ja ka marrë komplet mallin”, u shpreh ai.

“Ekpet që i kemi për vlerësimin e dëmeve do të dalin në terren, morëm mbështetje dhe nga niveli qëndror ka qenë edhe Agjencioni i Emergjencave të Kosovës…Banorëve të shtëpisë duhet me u bë një strehim të përkohshëm”, përfundoi ai, sa i përket përkrahjes që do të jua jap shteti.

Policia tha se vdekjen e 5-vjeçarit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa nëna e tij u gjet nga njësitet policore rreth orёs 01:20, pasi fillimisht u raportua e zhdukur, gjithashtu vdekjen e gruas e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, është shprehur i tronditur për humbjen e dy jetëve në Pejë, si pasojë e vërshimeve.

Muhaxheri ka deklaruar se ekipet kanë dalur në terren për të vëzhguar situatën e shkaktuar nga vërshimet.

Edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është shprehur i shqetësuar dhe tronditur me situatën e vërshimeve në Pejë.

“Që nga fillimi i reshjeve mbrëmë jam në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Kryetarin Muhaxheri, Ministrin Sveçla dhe Ministrin Mehaj, që ti dalim në ndihmë qytetarëve dhe Komunës në këtë situatë të vështirë. Familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre, ju shprehi ngushllime, të lënduarve shërim dhe rikuperim të shpejtë dhe shpresojë që situata të tilla mos të përsëritën më”, është shprehur ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img