3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Nëndegët e PDK’së në Skenderaj kundër Sami Lushtakut

Një numër i madh i nëndegëve të PDK-së në Skenderaj janë ngritur kundër vendimit të degës së kësaj partie që udhëhiqet nga Sami Lushtaku.

Kryesia e kësaj dege një ditë më herët shkarkoi nënkryetarin Bekim Haxhiu dhe 7 asambleistë të PDK-së.

Ata përmes një peticioni kanë kërkuar që të shfuqizohet ky vendim të cilin e kanë quajtur të padrejtë shkruan Magazina.alPos tjerash kanë kërkuar ndërhyrjen e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit për ta shpëtuar degën e kësaj partie.
Ja letra përmbajtja e letrës të cilën e ka siguruar Magazina.al

Mbi 80 % të strukturave të PDK-së dega në Skenderaj për unitet dhe kundër përjashtimeve arbitrare.

KUNDERSHTOJMË FUQISHËM VENDIMIN.

Sot pas një iniciative të marrë nga strukturat drejtuese të degës së PDK-së në Skenderaj ( Seksion, Nëndegë, Këshill drejtues) njëzeri u pajtuan dhe unanimishtë kundershtuan vendimin per nga forma dhe si të tillë te pa pranueshëm për nga përmbajtja, arsyetimi dhe përputhshmeria më dispozitat statutare të aktit më të lartë juridik statutit të PDK-së.
Kjo formë e kundershtimit të vendimeve te gutshme, të pa matura, të një anshme, linquese nuk prezantojnë vlera të mirëfillta të demokracisë së brendshme në subjektin tonë politik.Ne nëpermjet kësaj forme të kundershtimit bëjmë thirrje të gjithëve për unitet brenda partiak dhe ftojme lidershipin e PDK-së që sa ma shpejtë të hartoj rregulloren zgjedhore qe të grantoj garë demokratike me standarde europiane te të menduarit dhe të shprehurit e besuarit lirshëm në vlera kombetare, profesinale të antarësisë së gjërë të PDK-së Dega Skenderaj.
Ftojmë të gjithë te rinjë e të reja të bëhen pjesë e gares zgjedhore brenda djepit të demokracisë në partinë tonë.
Ambicjet individuale dhe lidhjet familjare nuk do të duhej të sherbenin për shfrytzim të momentumit për përjashtim dhe diferencim politik sikur në kohërat e nomenklatures komuniste.
Duke mos pranuar arbitraritetin dhe totalitarizmin në vendimarrje ftojmë kreytarin e degës së PDK-së në Skenderaj dhe liderin tonë z. KADRI VESELI qe të reflektojnë unitet, demokraci dhe zhvillim idesh përparimtare dhe para argumentit të “FORCËS” të perdorin fuqinë mobilizuese të argumenteve.
24 Janar 2018

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img